Likaj në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down: I lumtur që sadopak kemi arritur t’iu sigurojmë gjithë përfshirje në arsim

Kosova

Likaj në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down: I lumtur që sadopak kemi arritur t’iu sigurojmë gjithë përfshirje në arsim

Më: 21 mars 2021 Në ora: 17:06
Ramë Likaj

Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down, tha se është i lumtur që sado pak kanë arritur t’iu sigurojmë gjithëpërfshirje në arsim dhe kujdes institicional fëmijëve me nevoja të veçanta.

Ai tha se asnjëherë nuk do të ndalen, pasi që është detyrë e të gjithëve që t’i ofrojmë kujdesin e nevojshëm këtyre personave.

Postimi i plotë:

Sot, kur po shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Sindomës Down jemi të lumtur që si vend sadopak kemi arritur t’iu sigurojmë gjithëpërfshirje në arsim dhe kujdes institicional, jo vetëm kësaj kategorie, por edhe fëmijëve me nevoja të veçanta. Sidoqoftë asnjëherë nuk duhet të ndalemi!

Është detyrë e të gjithëve që t’ua ofrojmë kujdesin e nevojshëm në mënyrë që këta persona të gëzojnë të drejtat e tyre të garantuara dhe mundësi të barabarta me të tjerët, në çdo kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat