Parashikimi i motit për dy ditët në vijim

Kosova

Parashikimi i motit për dy ditët në vijim

Më: 25 mars 2021 Në ora: 21:09
Ilustrim

26.03.2021 - Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica, nëpër ultësira me mundësi për mjegull ose mjegullinë. Ditën më butë, kryesisht me diell. Temperaturat në vise të ulëta -5C deri 11C, e në vise malore -8C deri 4C. Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi dhe perëndimi 2-5m/s. Indeksi UV: 5. Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të dobëta.

27.03.2021 - Më ngrohtë, kryesisht me diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje me vransira kalimtare. Në mëngjes përgjatë luginave mundësi për mjegull ose mjegullinë, vende-vende edhe me ngrica të lehta. Temperaturat në vise të ulëta -2C deri 15C, e në vise malore -4C deri 9C. Era do të fryjë mesatarisht nga jugperëndimi 3-8m/s. Indeksi UV: 5. Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet më gjatë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta. Gjatë ditës mund të përmirësohet në vlera mesatare ose të pranueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat