Nesër homazhe për nder të 22 vjetorit të masakrës së Izbicës

Kosova

Nesër homazhe për nder të 22 vjetorit të masakrës së Izbicës

Më: 27 mars 2021 Në ora: 21:00
Izbicë

Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, nesër me datë 28 mars, kanë organizuar homazhe për nder të 22 vjetorit të masakrës së Izbicës, nga ora 11:00.

Homazhet do të bëhen në Kompleksin e varrezave të dëshmoreve dhe martireve në fshatin Izbicë.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me Shoqatat e dala nga lufta, do të bëjnë homazhe edhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve në Marinë, në ora 12:30, për nder të përvjetorit të rënies heroike të dëshmorit Ajet Beqiri.

Ndërkaq homazhe do të bëhen edhe në Prekaz të Poshtëm tek varri i dëshmorit Sefedin Lushtaku, nga ora 13:00 me rastin e përvjetorit të rënies së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat