Pranvera, stina e vaksinimit

Kosova

Pranvera, stina e vaksinimit

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 29 mars 2021 Në ora: 08:42
Vaksinat e ardhura në Kosovë

Qoftë e mirëseardhur, me këmbë të mbarë dhe me fat arritja e 24 mijë dozave të para të vaksinave kundër dergjes së mallkuar, kësaj mortaje të shekullit.

Pranvera, si duket do jetë stina e vaksinimit të qytetarëve të Kosovës kundër virusit korona, por me gjasë do vazhdojë edhe gjatë këtij viti, sepse vaksinimi nuk nënkupton fundin e pandemisë.

Megjithatë, kjo nuk do thotë se gojcat (maskat mbrojtëse) do t’i flakim dhe të mos i zbatojmë masat tjera shëndetësore dhe qeveritare. Assesi. Sepse, shifrat e të infektuarve me virusin korona ditëve të fundit është shqetësues dhe brengosës.

Vetëm të dielën janë regjistruan 914 raste të reja të infektuar me këtë virus të keq dhe 10 të vdekur.

Shërim të shpejtë të infektuarve nga kjo lëngatë, e ju të tjerët rrini larg, lani duart dhe gjithçka me mas(k)ë!

Kujdes, kujdes, kujdes!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat