QKUK furnizohet me pajisje mjekësore

Kosova

QKUK furnizohet me pajisje mjekësore

Më: 31 mars 2021 Në ora: 15:50
QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në QKUK ka arritur kontingjenti me pajisje mjekësore në kuadër të “Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovë”, i financuar nga një kredi e Bankës Botërore.

Kontigjenti përmbanë: Kanila nazale për oksigjen, maska për oksigjen për ventilim jo invaziv- CPAP maskë, sisteme të mbyllura për aspirim, monitorë me 7 parametra jetësorë, inhalator për oksigjen, karroca për bartjen e barërave dhe sterilizatorë plazma.

Shkrimi i plotë:

Pajisjet të reja mjekësore për pacientët në ShSKUK

Në QKUK ka mbërritur kontingjenti  tjetër me pajisje mjekësore në kuadër të “Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovë”, i financuar nga një kredi e Bankës Botërore.

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, zyrtarisht ka pranuar pjesën e radhës që përmban: kanila nazale për oksigjen, maska për oksigjen për ventilim jo invaziv- CPAP maskë, sisteme të mbyllura për aspirim,  monitorë me 7 parametra jetësorë, inhalator për oksigjen, karroca për bartjen e barërave dhe sterilizatorë plazma.

Këto pajisje do të shpërndahen në QKUK dhe nëpër spitalet e përgjithshme, sipas nevojës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat