Haziri: Kur Pacolli e Thaçi kërkonin zgjedhje të drejtpërdrejtë të Presidentit, VV i kundërshtonte

Kosova

Haziri: Kur Pacolli e Thaçi kërkonin zgjedhje të drejtpërdrejtë të Presidentit, VV i kundërshtonte

Më: 1 prill 2021 Në ora: 23:49
Lutfi Haziri

Lutfi Haziri nga LDK ka folur për seancën e zgjedhjes së Presidentit që pritet të mbahet së shpejti në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se LDK-ja ka pranuar t’i bëjë kuorumin Vjosa Osmanit, por nuk ndërhyn në votat e deputetëve, pasi që sipas tij ato varen nga vullneti i deputetëve.

I pyetur pse nuk po shfrytëzohet momentumi që të ndryshojë neni për votimin e Presidentit, dhe kjo të bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë, Haziri ka thënë se kjo metodë është kundërshtuar nga Vetëvendosje.

“Votimi i drejtpërdrejtë i Presidentit ishte kërkuar për herë të parë nga Pacolli, pastaj edhe nga Thaçi. Kur Pacolli e Thaçi kanë kërkuar votim të drejtpërdrejt, Vetëvendosje i kundërshtonte në mënyrat e saj, pasi që Kurti nuk dëshironte të bëhej pjesë e një procesi të tillë”, ka thënë Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat