6 të shëruar dhe 10 raste të reja me covid në Komunën e Malishevës

Kosova

6 të shëruar dhe 10 raste të reja me covid në Komunën e Malishevës

Më: 2 prill 2021 Në ora: 16:15
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, gjashtë persona janë shëruar nga covid-19 dhe janë regjistruar dhjetë raste të reja.

Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me Shtabin Komunal Emergjent në Malishevë, si dhe në komunikim me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19, janë regjistruar 941 raste, prej tyre, 825 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 69 persona.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të Shtabit Emergjent Komunal në Malishevë, përsëris ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim, që të zbatojnë masat parandaluese, pasi ato masa janë mënyra e vetme e mbrojtjes nga covid-19. “Mbani maska, shmangni grumbullimet dhe pastroni duart sa më shpesh që të mundeni”, ka thënë Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat