Certifikohen kursantët në 'Assault Pioneer Course'

Kosova

Certifikohen kursantët në 'Assault Pioneer Course'

Më: 2 prill 2021 Në ora: 16:33
FSK

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së është realizuar trajnimi “Assault Pioneer Course”.

Qëllimi i trajnimit është përgatitja e kursantëve për kryerjen e zbulimit dhe punën në terren për të i ofruar forcës kryesore lëvizshmëri, kundër-lëvizshmëri dhe mbijetesë, realizimi i këtij trajnimi  është hap i parë për krijimin e Xhenios Luftarake si një segment shumë i rëndësishëm që i ka munguar FSK-së.

Në ceremoninë e certifikimit morën pjese Zëvendës Komandanti i FSK-së gjeneral major Enver Cikaqi, Brigadier Bowron nga ekipi mbështetës i Mbretërisë së Bashkuar, nënkolonel  Martin Browning këshilltarë i Komandantit të FSK, John Doone drejtori i Qendrës Nacionale të Kërkim Shpëtimit të FSK-së oficer e nënoficer.

Gjeneral Cikaqi  pasi falënderoi të pranishmit për sukseset e arritura ai në fjalën ë tij theksoi ,,  Ne si FSK jemi në proces të krijimit të Konceptit për Xhenion Luftarake, ju inkurajoj që të jeni shumë konstruktiv në analizën pas veprimit, në mënyrë që ne të jemi  mirë të përgatitur për kurset që realizohen në të ardhmen ,si Pionier Luftarak, nga ju shpesh do të kërkohet të udhëhiqni të parët për të prerë një gjurmë për këmbësorinë që përparon”.

Gjithashtu fjalë rasti mbajti  brigadier Bowron nga ekipi mbështetës i Mbretërisë së Bashkuar  i  cili përgëzoi kursantët për suksesin dhe angazhimin e treguar, duke theksuar se këta kursantë do të jenë aset i vlefshëm në njësit e FSK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat