Lushaku: Konfuzitet i panevojshëm – duket se ka lidhje me zgjedhjen e Presidentit

Kosova

Lushaku: Konfuzitet i panevojshëm – duket se ka lidhje me zgjedhjen e Presidentit

Më: 2 prill 2021 Në ora: 23:33
Jehona Lushaku

Opinionistja Jehona Lushaku, po e vlerëson shqetësuese situatën e krijuar referuar nismës së deputetëve të Vetëvendosjes, për ndryshim të Ligjit për Zgjedhjet.

Lushaku u shpreh se kjo gjendje, duket të ndërlidhet me çështjen e zgjedhjes së presidentit, apo dhe ndonjë arsye tjetër të cilën Vetëvendosje mund ta dijë ç’kanë në prapaskenë.

”Një gjë është shqetësuese, se për herë të parë që iu dha mundësia Vetëvendosjes, për të qeverisur me kaq shumicë, ajo nuk arriti ta prezantojë një mendësi ndryshe të të qeverisurit”.

”Është praktika dhe kultura e mënyrës së qeverisjes”.

”Kryeministri tha që programin tonë do ta prezantojmë pas zgjedhjes së presidentes. Nuk mund të thuash, prioritet absolut, derisa paradite u tha se edhe programin dot a prezantojë pasi që të zgjidhet presidentja”.

”Kjo ka qenë një situatë, jashtëzakonisht e paqartë për publikun dhe po ashtu edhe për partitë opozitare, ndërkohë që ka prezantuar një Ligj që është absolutisht jetik dhe në shtetet demokratike është i paimagjinueshëm, pa një dialog të brendshëm me partitë opozitare. Në shtetet demokratike për reformimet për ligjet për zgjedhjet, i marrin partitë opozitare”.

”Prandaj kjo është konfuzitet i panevojshëm. Duket se ka lidhje me zgjedhjen e presidentit. Duket se ka prapaskena që vetëm partia Vetëvendosje, apo dhe partitë tjera, mund t’i dijnë se çka është duke u zhvilluar por është një shqetësim i madh për shoqërinë e Kosovës”.

”Është një fatkeqësi, sepse nuk e di çka do të duhet të kërkohet nga qytetarët përveçse një votë, përveçse një shumicë e konsoliduar për të qeverisur kështu dhe të luhet kështu në seancat e natës siç gjithmonë i ka kritikuar Vetëvendosje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat