10 të shëruar, 1 i vdekur dhe 7 raste të reja me covid sot në Malishevë

Kosova

10 të shëruar, 1 i vdekur dhe 7 raste të reja me covid sot në Malishevë

Më: 4 prill 2021 Në ora: 15:24
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 10 persona janë shëruar nga covid-19, 1 person ka vdekur dhe janë regjistruar 7 raste të reja.

Këto janë të dhëna të cilat janë konfirmuar nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikim e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe në komunikim me rastet në terren.

Rasti i vdekjes së sotme, nuk ka qenë i regjistruar më herët në listat zyrtare, por sot pas vdekjes është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 960 raste, prej tyre 841 janë shëruar, 48 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 71 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat