Haradinaj kujton të rënët në Rezallë të Drenicës e Llovcë të Gjilanit

Kosova

Haradinaj kujton të rënët në Rezallë të Drenicës e Llovcë të Gjilanit

Më: 5 prill 2021 Në ora: 09:36
Haradinaj tha se respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët në Rezallë të Drenicës dhe Llovcë të Gjilanit.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj tha se respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës.

“Respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës!

Jemi krenarë për të kaluarën, falënderues për kontributin e secilit, respektues për gjakun e Dëshmorëve dhe Martirëve.

Njëzetedy vite më pas, kujtojmë jetët e pafajshme që barbarët i rrëmbyen në Rrezallë të Drenicës dhe në Llovcë të Gjilanit.

Jemi ende në kërkim të të pagjeturve, që janë plagë e hapur e shoqërisë. Ata i japin më shumë zë, thirrjës sonë për drejtësi.

Përulem para sakrificës, përjetësisht!”, ka shkruar kreu i AAK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat