Latifi: Të rritet numri i inspektorëve e jo të shkohet me mbyllje si masë anti-COVID

Kosova

Latifi: Të rritet numri i inspektorëve e jo të shkohet me mbyllje si masë anti-COVID

Më: 6 prill 2021 Në ora: 00:32
Smajl Latifi

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i ka kritikuar masat e reja të qeverisë kundër COVID-19 duke thënë se është dashur të rritet numri i inspektorëve dhe jo të shkohet sërish me mbyllje.

“Janë kufizime të cilat nuk përkojnë me periudhën ku jemi dhe nuk besoj që do të kenë mundësi të gjejnë zbatim edhe për faktin që ne tash e dimë që ka mbi një vit që kovidi i ka lodhë qytetarët e Republikës së Kosovës; e ka dëmtuar rëndë ekonominë e Kosovës, i ka dëmtuar pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë, edhe neve dhe natyrisht që këto dëme nuk po shpaguhen”, ka thënë Latifi.

Latifi pohon se në bazë të një studimi me një kompani të kontraktuar, trendi i humbjeve në komunën e Rahovecit është diku rreth 56 milionë euro, të cilat sipas tij nuk mund të kompensohen nga qeveria.

“Kërkesa jonë, nevoja e secilës komunë është që të respektohen masat të cilat ishin”.

“Komuna jonë është në zonën e gjelbër ne kemi një menaxhim të përgjegjshëm”.

“Po të isha unë Ministër i Shëndetësisë apo pjesë e qeverisë do të kisha propozuar që të rriten kapacitetet apo resurset humane për inspektimin e të gjitha aktiviteteve që zhvillohen në Republikën e Kosovës”.

Më vonë Latifi tha se kjo komuna ende nuk e pranuar hisen e vet nga togu i vaksinave që erdhi ditë më parë, dhe kërkoi që kësaj komune t’i sillen barnat esenciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat