Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore

Kosova

Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore

Më: 7 prill 2021 Në ora: 05:53
Ilustrim

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur së sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius.

Të enjten parashihet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

 Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-11 m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat