Klubi i Prodhuesve dhe Qeveria do të kenë bashkëpunim në projekte konkrete

Kosova

Klubi i Prodhuesve dhe Qeveria do të kenë bashkëpunim në projekte konkrete

Më: 7 prill 2021 Në ora: 11:01
Foto nga takimi

Astrit Panxha, drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, sot pati një takim me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ku diskutuan për gjendjen e ekonomisë në vend si dhe masat e reja anti-Covid-19.

Gjatë takimit u diskutua më shumë për sektorin e prodhimit, dhe potencialin e tij përgjatë këtij viti.

Po ashtu Klubi i Prodhuesve e informojë zëvendëskryeministrin Bislimi për pikësynimet e programit dhe aktiviteteve të cilat planifikon që ti zhvilloj, ku fokusi do të jetë tek trajnimi dhe rritja e eksporteve për produktet Made in Kosova.

Të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi të vazhdoi edhe në të ardhmen, dhe ky bashkëpunim të thellohet në projekte konkrete të cilat do të kontribuonin për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të prodhimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat