Pastrohen varrezat e qytetit të Vitisë

Kosova

Pastrohen varrezat e qytetit të Vitisë

Më: 9 prill 2021 Në ora: 22:53
Viti

Zyrtarë komunalë, pjesëtarë amerikanë të KFOR-it, të Policisë së Kosovës, punëtorë të pastrimit dhe të Kompanisë “Eco higjiena”, zjarrfikës, pjesëtarë të shoqërisë civile, e ambientalistë, kanë zhvilluar një aksion vullnetar për pastrimin e Varrezave të Qytetit, në Viti.

Ky aktivitet ishte në kuadër të Muajit të Pastrimit, të shpallur nga Qeveria Komunale e Vitisë.

Aktiviteti ishte nën përkujdesjen e kryetarit Sokol Haliti.

Ai tha se Komuna e Vitisë vazhdon traditën e mirë dhe përkushtimin për ambient të pastër në të gjitha lokalitetet, pa dallim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat