Muharremaj jep lajmin e mirë: Po bëhet projekti për Zonën e Re Industriale, e treta me radhë

Kosova

Muharremaj jep lajmin e mirë: Po bëhet projekti për Zonën e Re Industriale, e treta me radhë

Më: 13 prill 2021 Në ora: 16:14
Pamje nga takimi

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se janë duke punuar për zhvillimin e ideve dhe projekteve për Zonën e Re Industriale në Biraq, e treta me radhë.

Ai tha se në të ardhmen kjo zonë do të mbetet në funksion në bizneseve dhe investitorëve.

Postimi i plotë:

Me arkitektët e rinjë nga Komuna e Suharekës Arber Kuqi, Basri Lushaj, Çlirim Alija dhe Shpetim Lumi, po punojmë për zhvillimin e ideve dhe projekteve për Zonën e Re Industriale në Biraq, e treta me radhë, e cila do të mbetet në funksion në bizneseve dhe investitorëve në të ardhmen.

I inkurajojmë edhe të tjerët, të cilët mendojnë dhe kanë vullnet të na ndihmojnë profesionalisht, që ta realizojmë një punë e cila na  bënë krenar në të ardhmen.

Kemi vullnet dhe energji që të punojmë me krejt fuqinë tonë, që ta bëjmë më të mirën për komunën tonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat