Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit: “Kërcënimet ndaj prokurorëve nuk do na zmbrapsin”

Kosova

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit: “Kërcënimet ndaj prokurorëve nuk do na zmbrapsin”

Më: 14 prill 2021 Në ora: 14:25

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka reaguar më anë të komunikate për shtyp lidhur me, siç thuhet,  kanosjen ndaj prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Naim Abazi, e cila vjen si rrjedhojë e veprimeve të ndërmarra nga ai gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare si prokuror.

Ata bëjnë të ditur se janë duke e trajtuar me prioritet dhe seriozitet të lartë këtë çështje nga Prokuroria Themelore në Prishtinë në mënyrë që kërcënuesi sa më parë ta marrë dënimin e merituar.

Më tej thuhet se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit qëndron afër të gjithë prokurorëve duke iu ofruar mbështetjen e plotë për punën dhe përkushtimin e tyre në ushtrimin e funksionit kushtetues dhe ligjor në hetimin dhe ndjekjen e të gjithë kryeseve të veprave penale.

Po ashtu, kjo zyrë siguron opinionin dhe qytetarët se kërcënimet ndaj prokurorëve nuk do t’i zmbrapsin asnjë hap dhe në asnjë mënyrë përpjekjet e tyre të vazhdueshme për forcimin e shtetit ligjor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat