KEK-u vazhdon me trajnimin e punëtorëve

Kosova

KEK-u vazhdon me trajnimin e punëtorëve

Më: 24 prill 2021 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

Qendra e Trajnimit në Korporatën Energjetike të Kosovës po vazhdon me aktivitete, përkundër situatës me pandeminë COVID-19, krahas punës me kapacitete të plota në këtë institucion.

Kjo qendër u ofron stafit të KEK-ut dhe klientëve të jashtëm mësime lidhur me operimin me makina që nevojiten në këtë profesion.

“Në fund e kanë një test, ku kandidati nëse e kalon testin atëherë pajiset me një certifikatë e cila i vërteton atij që është në gjendje të komunikojë dhe operojë me vinç urë”, shpjegon Safet Imeri, drejtor i qendrës.

Imeri thotë se certifikatat e lëshuara nga Qendra e Trajnimeve njihen ndërkombëtarisht.

Edhe nga stafi thonë se trajnimet iu ndihmojnë në kryerjen e punëve, sikurse edhe në aspektin e sigurisë gjatë përdorimit të makinerive.

Qendra e Trajnimit në KEK funksionon që nga viti 2005.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat