Policia e Kosovës po kujdeset për zbatimin e masave anti-Covid

Kosova

Policia e Kosovës po kujdeset për zbatimin e masave anti-Covid

Më: 25 prill 2021 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë duke u kujdesur në maksimum të zbatimit të masave për parandalimin e pandemisë Covid-19.

Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, si pjesë integrale e mekanizmave kyç në implementimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, po vazhdon punën për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë Covid-19, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se është e domosdoshme lidhja njerëzore me njëri-tjetrin, por tani për tani duhet të respektojmë rekomandimet e kufizimet e vendosura pasi që ruajtja e shëndetit publik është prioritetet për të gjithë ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat