Shqiptohen 11 gjoba ndaj lokaleve për mosrespektim të masave antiCOVID në Gjilan, mbyllet njëri

Kosova

Shqiptohen 11 gjoba ndaj lokaleve për mosrespektim të masave antiCOVID në Gjilan, mbyllet njëri

Më: 25 prill 2021 Në ora: 17:13
Foto ilustruese

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kanë bërë inspektime të lokaleve mbrëmë në Gjilan ku janë shqiptuar 11 gjoba juridike ndaj lokaleve për mosrespektim të masave antiCOVID.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, i cili ka njoftuar se në kuadër të aksionit një lokal është mbyllur si dhe janë gjobitur tetë persona për shkak të mos bartjes së maskës në vendin e punës.

“Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë mbrëmë  në  Gjilan kanë bërë kontrollime të shtuara në lokalet gastronomike për mbikëqyrje të respektimit të masave antiCOVID. Në  kuadër të  aksionit që  kishim natën e mbrëmshme në  Gjilan, janë  shqiptuar 11 gjoba juridike për lokale, një është mbyllur si rast recidivist. Po ashtu, janë gjobitur edhe 8 persona për mos mbajtje të maskës në vendin e punës”, tha Thaçi.

Ai bëri thirrje nga qytetarët që të kenë kujdes dhe të respektojnë masat antiCOVID sidomos në muajin e Ramazanit që të mos organizohen iftare me grumbullime të njerëzve.

“Apelojmë te të gjithë qytetarët që  të  kenë  kujdes dhe të  respektojnë  masat antiCOVID, sidomos tani kur jemi në  muajin e shenjtë të Ramazanit, mos të organizohen iftare me grumbullim të njerëzve, veprime të cilat janë të ndaluara me vendime të qeverisë dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Secili njeri duhet të respektoj masat shtetërore për parandalim të përhapjes se sëmundjes. Ruani jetën tuaj dhe të të afërmeve tuaj”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat