E mitura nga Skenderaj shtatzënë, dërgohet në QKUK për të lindur

Kosova

E mitura nga Skenderaj shtatzënë, dërgohet në QKUK për të lindur

Më: 27 prill 2021 Në ora: 09:04
Ilustrim

Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) reparti i gjinekologjisë është raportuar se është sjell një femër (e mitur) për të lindur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur në fshatin Mikushnicë, në Skenderaj.

Siç thuhet në raport, viktima ishte duke bashkëjetuar me një person.

“Nga QKUK reparti i gjinekologjisë është raportuar se është sjell viktima femër kosovare (e mitur) për të lindur. Viktima ishte duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, palët do të intervistohen ditëve në vijim”, thuhet në raport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat