Ragip Begaj i ka parë nga afër realizimin e dy projekteve

Kosova

Ragip Begaj i ka parë nga afër realizimin e dy projekteve

Më: 28 prill 2021 Në ora: 12:19
Ragip Begaj

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar edhe nga nënkryetari Hajdin Berisha, sot e kanë vizituar ShFMU ”Habib Berisha” në Gurbardh, me rastin e përfundimit të objektit të shkollës, si dhe i kanë parë nga afër punimet që janë duke u zhvilluar në ndërtimin e çerdhes në Kijevë.

Kryetari Begaj, është shprehur i kënaqur me realizmin e projektit për ndërtimin e shkollës në Gurbardh, si dhe me ecurinë e punimeve në ndërtimin  çerdhes në fshatin Kijevë.

“Gjithmonë gjatë dy mandateve në udhëheqje të komunës, ndërtimi i objekteve shkollore, ka qenë prioritet, pasi me krijimin e hapësirës së nevojshme, krijohen edhe kushte më të mira për mësim dhe rritje të cilësisë.

Po ashtu edhe ndërtimi i çerdheve ka qenë një synim i imi, sepse këto i kanë munguar Komunës së Malishevës”, tha kryetari Begaj, gjatë vizitës në këto objekte.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat