80 aktakuza brenda 24 orëve të fundit

Kosova

80 aktakuza brenda 24 orëve të fundit

Më: 29 prill 2021 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 80 aktakuza kundër 104 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, pesë persona, si dhe janë bërë shtatë kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një persona të dyshuar, ka paraqitur pesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë personave, si dhe ka ngritur 41 aktakuza kundër 60 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person, si dhe ka ngritur tre aktakuza kundër katër personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një person i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar 48 orë.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy persona, si dhe ka ngritur 20 aktakuza kundër 22 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur dy aktakuza kundër dy personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person, si dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi dhe ka ngritur gjashtë aktakuza kundër nëntë personave për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat