Drejtësi për Kujtimin: Aktivistët padisin Këshillin Prokurorial të Kosovës për refuzim të qasjes në dokumente publike

Kosova

Drejtësi për Kujtimin: Aktivistët padisin Këshillin Prokurorial të Kosovës për refuzim të qasjes në dokumente publike

Më: 30 prill 2021 Në ora: 10:54
Ilustrim

Këtë të mërkurë, më 28 prill 2021, aktivisti i fushatës Drejtësi për Kujtimin, Skord Retkoceri, ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), si pasojë e refuzimit të qasjes në dokumente publike. Padia është parashtruar duke u bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike i cili parasheh të drejtën e kundërshtimit të refuzimit të qasjes në dokumente publike nëpërmjet padisë.

Aktivistët e fushatës Drejtësi për Kujtimin kishin kërkuar qasje në dy dokumente të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për procedurën disiplinore të zhvilluar ndaj prokurorit Ruhan Salihu që ka trajtuar rastin e Kujtim Veselit, duke kërkuar: 1) Vendimin e Këshillit Prokurorial i Kosovës KPK/Nr.729/2019 të datës 12 nëntor 2019 dhe 2) Raportin Hetimor AD.nr.18/2019 të datës 11 tetor 2019.

KPK ka refuzuar të ofrojë qasje në këto dokumente duke u arsyetuar se nuk e ka për detyrë ta publikojë vendimin e shkallës së parë në procedurë disiplinore ndaj prokurorit dhe se Raporti Hetimor është dokument konfidencial. Avokati i Popullit i ka vlerësuar si të pabazuara këto pretendime të KPK-së dhe më26 shkurt 2021ka nxjerrë Raport me Rekomandime, sipas ankesës së Skord Retkocerit duke e mbështetur kërkesën e aktivistëve për qasje në dokumentet e kërkuara. Më 29 mars 2021, duke vepruar në kundërshtim me rekomandimine Avokatit të Popullit, KPK ka refuzuar sërish kërkesën për qasje në dokumentetet e kërkuara.

Kujtojmë se përmes Vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës KPK/Nr.729/2019 të datës 12 nëntor 2019, prokurorit Ruhan Salihu iu shqiptua masa disiplinore “ulje e pagës në 30%, për 6 muaj” për shkeljet disiplinore që rezultuan me vrasjen e Kujtim Veselit. Aktivistët e fushatës vazhdojnë ta konsiderojnë këtë masë si joadekuate në raport me shkeljet dhe neglizhimine rëndë institucional që e karakterizoi këtë rast, e që rezultuan me dhunimin e përsëritur seksual dhe vrasjen e Kujtimit 11 vjeçar.

Përfaqësuesja e autorizuar e Retkocerit, avokatja Rina Kika, ka thënë se padia e dorëzuar ndaj KPK paraqet hap të domosdoshëm për të realizuar të drejtën e aktivistëve për njoftimin e publikut lidhur mearsyetimin e KPK-sëpër shqiptimin enjë masë ndëshkuese me ulje page vetëm në 30%, për prokurorin përgjegjës të rastit të Kujtimit, rast që përfundoi tragjikisht dhe u cilësua me shkelje të rënda institucionale.Refuzimi i qasjes në dokumentet e kërkuara paraqet shkelje të të drejtës në lirinë e shprehjes e të drejtës në qasje në dokumente publike që mbrohen me nenet 40 dhe 41 të Kushtetutës dhe me nenin 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Aktivistët e fushatës Drejtësi për Kujtiminjanë duke luftuar përtë siguruar transparencë dhe llogaridhënie institucionale për rastin eKujtimit. Aktivistët paralajmërojnë se edhe gjatë këtij viti do të vazhdojnë t’i ndjekin të gjitha rrugët ligjore për t’i zbardhur shkeljet e institucionale në këtë rast, dhe për të kërkuar përgjegjësi nga shkelësit. Kjo përfshin edhe realizimin e të drejtës në qasje në dokumentetet publike.

Për këtë kërkesë dhe aktivitetet të cilat do t’i parashtrojnë muajve në vijim, aktivistët mbështeten në peticionin e lansuar kohë më parë ku janë të theksuara të gjitha kërkesat me qëllimin final të arritjessë Drejtësisë për Kujtimin.

Prapavija e rastit dhe fushatës Drejtësi për Kujtimin

Më 11 korrik 2019, Kujtim Veseli, një fëmijë 11 vjeçar i komunitetit ashkali nga Fushë Kosova, u gjet i vrarë në Fushë Kosovë. Kujtimi ishte dhunuar seksualisht ditën e vrajses, e edhe para saj. Fakte këto të konstatuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë në Aktgjykimin e datës 12 tetor 2020, me të cilën dënoi me 25 vjet burgim Sefedin Osmani për veprat penale vrasje e rëndë dhe dhunim seksual. Katër muaj para vrasjes së Kujtimit, më 4 prill 2019, Sefedin Osmani kishte pranuar gjatë marrjes në pyetje në Polici se kishte dhunuar seksualisht Kujtimin.

Prokuroria dhe Policia edhe pse të njoftuar lidhur me dhunimin seksual të Kujtimit, nuk ndërmorrën veprime për arrestimin e dhunuesit dhe mbrojten e Kujtimit. Avokati i Popullitnë raportin ex-officio kishte konstatuar neglizhencën institucionale gjatë trajtimit të rastit të Kujtim Veselit që kishte për pasojë shkeljen e e të drejtës në jetë, të drejtës në mirëqenie sociale e një varg të drejtasht tjera që i takojnë fëmijëve.

Mbi 2500 persona nënshkruan peticionin që kërkon drejtësi për Kujtim Veselin. Peticioni ka tri kërkesa:

1. Nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit: kërkim falje publike ndaj familjes së Kujtim Veselit për shkeljen e të drejtës së tij në jetë dhe neglizhimin e rastit.

2. Nga Kryeprokurori i Shtetit dhe Prokuroria e Shtetit: inicimi i hetimeve të pavarura penale të prokurorëve dhe zyrtarëve policorë përgjegjës për rastin, si dhe dhe sjelljen para drejtësisë të personave përgjegjës për mos-kryerjen e detyrës zyrtare dhe shkeljen e statusit të barabartë të shtetasve të Republikës se Kosovës.

3. Nga Qeveria e Kosovës: kompensim për shkelje të të drejtave të njeriut për familjen e Kujtim Veselit.

Ndaj kërkesave të peticionit kanë kthyer përgjigjje Policia e Kosovës dhe Prokuroria. Policia e Kosovës ka deklaruar se nuk ka gjetur shkelje nga zyrtarët e saj. Prokuroria është përgjigjur se tashmë janë kryer hetimet dhe janë ndërmarrë masa ndaj prokurorëve për shkelje disiplinore. Rrjedhimisht, nuk ka inicuar hetime të pavarura penale ndaj prokurorëve dhe zyrtarëve policorë përgjgjës për rastin. As Policia e Kosovës dhe as Prokuroria e Shtetit nuk kanë kërkuar falje për neglizhimin e rastit. Nga Qeveria e Kosovës deri tani nuk ka dhënë asnjë përgjigje rreth kompensimit për familjen e Kujtim Veselit.

Kërkesat mbeten të njëjta deri në realizimin e tyre.

#DrejtësiPërKujtimin

#RacizmiVret

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat