​Vijojnë patrullimet e shtuara të policisë

Kosova

​Vijojnë patrullimet e shtuara të policisë

Më: 30 prill 2021 Në ora: 23:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Po ​vijojnë patrullimet e policisë.

Patrullat policore, po vijojnë të jenë shumë aktive në realizim të planeve operative me qëllim të zbatimit dhe respektimit të masave anti COVID të marra nga institucionet e vendit e të cilat po zbatohen nga policia në koordinim e bashkëpunim me institucione relevante.

“Nëpër tërë qytetet e Kosovës, në tërë territorin e vendit, gjatë tërë kohës 24/7, vërehen patrullime të shtuara policore.

Këto synim parësorë pos ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, mbrojtjes së pronës, e kanë edhe zbatimin e masave parandaluese ndaj pandemisë dhe respektimin e Ligjit anti COVID-19”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat