Parashikimi i motit për tre ditët e ardhshme

Kosova

Parashikimi i motit për tre ditët e ardhshme

Më: 2 maj 2021 Në ora: 08:12
Ilustrim

2.05 – Mbetet ngrohtë. Pjesërisht vranët, me më shumë diell dhe erë gjatë ditës. Përreth viseve malore, mundësi për reshje lokale shiu.

3.05 – Kryesisht me vransira, gjatë ditës me intervale me diell.

4.05 – Pjesërisht vranët. Pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima.

5.05 – Pas mëngjesit më të freskët, ditën ngrohtë kryesisht me diell.Temperaturat minimale do të luhaten nga 1C deri 14C, e deri ditën e mërkurë zbresin edhe në 5C, ndërsa maksimalet zbresin nga 26C ditëve të fundjavës, në 18C ditën e martë.

Do të fryj erë mesatare dhe e fuqishme nga jugu-jugperëndimi 5-17m/s, të dielen me hove edhe deri në 20m/s (72km/h).Shtypja atmosferike në përgjithësi luhatet përreth vlerave normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat