10 të shëruar dhe asnjë rast i ri me covid sot në Malishevë

Kosova

10 të shëruar dhe asnjë rast i ri me covid sot në Malishevë

Më: 2 maj 2021 Në ora: 15:12
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, dhjetë persona janë shëruar nga covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë i ri.

Kështu e bërë e ditur nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë Covid-19, e deri më sot, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar 1095 raste, prej tyre 1004 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 39 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat