AAK, e vetmja parti që ka zyrtarizuar disa kandidatura për zgjedhjet lokale

Kosova

AAK, e vetmja parti që ka zyrtarizuar disa kandidatura për zgjedhjet lokale

Më: 2 maj 2021 Në ora: 20:35
Daut Hardinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është partia e vetme që deri tash ka zyrtarizuar disa nga kandidaturat për zgjedhjet lokale që mbahen në vjeshtë.

Daut Haradinaj garon për Kryetar të Prishtinës, Besnik Tahiri në Podujevë e Bashkim Ramosaj kërkon edhe një mandat në Deçan.

Një gjë të tillë nuk e ka bërë ende Lëvizja Vetëvendosje që thotë se ende nuk ka hyrë në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve. Por nga ky subjekt nuk kthyen përgjigje për vetëshpalljet e Agim Bahtirit në Mitrovicë e Drita Millakut në Prizren.

Hierarkinë nuk e ka pritur as Ramiz Lladrovci i Partisë Demokratike që ka vendosur të rikandidojë në Drenas.

Ky subjekt e ka shtyrë publikimin e listës së pretendentëve për kryetarë komunash, të cilën pati planifikuar ta hartojë në prill. Megjithatë, mësohet se disa kandidatë janë caktuar e për disa pritet të merren vesh në javën e parë të majit.

E kah fundi i këtij muaji mund të publikohen edhe emrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës që e ka krijuar një ekip të posaçëm për këtë çështje.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat