Shqyrtimi i masave anti-Covid, a janë kontaktuar komunat?

Kosova

Shqyrtimi i masave anti-Covid, a janë kontaktuar komunat?

Më: 7 maj 2021 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës do të shqyrtojë sot masat e përgjithshme dhe të veçanta për parandalimin e masave anti-Covid. Por, për këto masa s’janë informuar fare Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK).

Kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi, ka thënë se s’janë kontaktuar fare për këto masa.

Madje, lajmin se sot do të ketë shqyrtim të masave, ka thënë se e ka marrë vesh nga mediet.

“Përkundër që jemi dakordu me Ministrin Vitia që sa herë të ketë shqyrtim të masave të dakordohemi paraprakisht, për sot s’jemi kontaktuar fare. Lajmin e kemi marrë vesh nga mediet”, ka thënë Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat