Haradinaj në iftar me Këshillin e Bashkësisë Islame në Deçan

Kosova

Haradinaj në iftar me Këshillin e Bashkësisë Islame në Deçan

Nga: A.SH Më: 10 maj 2021 Në ora: 22:32
Ramush Haradinaj në iftar më Këshillin e Bashkësisë Islame në Deçan

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ishte pjesë e iftarit me Këshillin e Bashkësisë Islame në Deçan dhe hoxhallarë të tjerë nga Dukagjini, të ftuar nga kryetari i komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj.

Gjithashtu ai ndau mirënjohjen “Me nesim në Zot, atdhe e shtet” për myftiun e Deçanit z. Rasim Bytyqi, për çështjen kombëtare shqiptare.

Postimi në Facebook:

Në përfundim të muajit të Ramazanit, kisha kënaqësinë të bashkohem në iftar me Këshillin e Bashkësisë Islame në Deçan dhe hoxhallarë të tjerë nga Dukagjini, të ftuar nga kryetari i komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj.

Bashkëbiseduam për këtë rrugëtim njëmujor, përplot lutje e adhurime, reflektim shpirtëror e devotshmëri ndaj Krijuesit.

Me këtë rast, myftiut të Deçanit z. Rasim Bytyqi, në shenjë mirënjohje për kontributin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Deçan, për çështjen kombëtare shqiptare, i kam dhënë medaljen "ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET".

Lusim Zotin që të pranojë sakrificën e të gjithë besimtarëve dhe të na ndihmojë në sfidat në të cilat po kalojmë si popull e shtet!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat