​2 mijë e 210 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Kosova

​2 mijë e 210 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Më: 11 maj 2021 Në ora: 07:06
Ilustrim

Që nga 22 marsi i vitit të kaluar prej edhe kur janë shënuar dy rastet e para të vdekjes nga COVID-19, në Kosovë deri më tani janë 2 mijë e 210 persona të cilët kanë ndërruar jetë shkak i infektimit me këtë virus.

Ndërkaq kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 106 mijë e 489 qytetarë.

Së fundmi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 2.183 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 47 raste pozitive. Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Aktualisht në vend janë 6 mijë e 402 raste aktive me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.183 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 47 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (74 vjeç), Rahovec 1 rast (53 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 106.489 raste nga 556.365 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.210 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 202 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.877 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.402”, njofton IKShPK.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 19 raste, Mitrovicë 6 raste, Ferizaj 3 raste, Gjilan 3 raste, Podujevë 3 raste, Gjakovë 2 raste, Kaçanik 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Leposaviq, Pejë, Rahovec, Skenderaj, Suharekë dhe Vushtrri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat