Masat ndaj koronavirusit: Rreth 200 mijë gjoba për nëntë muaj

Kosova

Masat ndaj koronavirusit: Rreth 200 mijë gjoba për nëntë muaj

Më: 11 maj 2021 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

189 mijë e 931 gjoba janë shqiptuar nga policia për mosrespektimin e masave anti-COVID që nga muaji gusht i viti 2020 e deri më tani.

Policia e Kosovës në një përgjigje ka bërë të ditur se kjo shifër është arritur nga shqiptimi i gjobave në tërë territorin e Kosovës.

Në ndërkohë që bazuar në ligjin për koronavirus, forcat e rendit vetëm në 24 orët e fundit kanë shqiptuar 792 gjoba, një më shumë se në 24 orët e kaluara.

Policia thekson se po vazhdon angazhimet e saja sipas planifikimeve operacionale, përfshirë edhe veprimet e përbashkëta me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat