Takim pune për projektin e ndërtimit të 2 rreth-rrotullimeve në rrugën M9

Kosova

Takim pune për projektin e ndërtimit të 2 rreth-rrotullimeve në rrugën M9

Më: 11 maj 2021 Në ora: 16:34
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z.Burim Berisha priti ne takim përfaqësuesin nga Ministria e Infrastrukturës, Hysen Merovci – udhëheqës i divizionit të projekteve, komandantin e njësisë së trafikut në Fushë-Kosovë Milaim Fejzullahu dhe përfaqësues të tjerë të policisë së Fushë-Kosovës.

Në takim u diskutua dhe prezantua projekti nga përfaqësuesi i Ministrisë së Infrastrukturës për ndërtimin e 2 rreth-rrotullimeve në rrugën M9.

Këto 2 rreth-rrotullime do të shkarkojnë shumë trafikun në Fushë-Kosovë sidomos trafikun në lagjen Dardania.

Komuna është e interesuar të bashkëpunojë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe me të gjithë akterët tjerë relevant për të përfunduar këtë projekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat