​Në Kosovë mbahen dy marshe, njëri në mbështetje të Izraelit, tjetri Palestinës

Kosova

​Në Kosovë mbahen dy marshe, njëri në mbështetje të Izraelit, tjetri Palestinës

Më: 21 maj 2021 Në ora: 07:47
Ilustrim

Konflikti izraelit-palestinez ka ndarë në dysh popullin e Kosovës.

Ditë më parë në Prishtinë u organizua një marsh protestues në përkrahje të popullit palestinez. E kjo bëri që të ketë reagime të shumta.

Madje për këtë qëllim sot do të mbahen edhe dy marshe. Njëri pro Izraelit e tjetri pro Palestinës.

Forumi Rinor i “Naša Inicijativës” ka paralajmëruar marsh solidarizues me popullin palestinez në Prizren. (Lidhja e Prizrenit, ora 13:45)

Po ashtu organizohet marsh solidarizues me popullin hebre. (Sheshi “Skenderbeu”, Prishtinë, ora 14:00)

Sipas organizatorit, Arlind Imeri, ky marsh është shenjë solidarizimi me popullin hebre.

Kujtojmë se pas disa ditësh luftime, mbrëmë është arritur armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Palestinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat