Deri tani karshi COVID-19 imunizohen mbi 55 mijë qytetar të Kosovës

Kosova

Deri tani karshi COVID-19 imunizohen mbi 55 mijë qytetar të Kosovës

Më: 21 maj 2021 Në ora: 15:27
Niman Bardhi

Nga fundi i marsit kur nisi vaksinimi anit-COVID në Kosovë e deri më sot janë vaksinuar mbi 55 mijë qytetar, e vetëm sot në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” janë imunizuar mbi 150 persona, ndërsa mbi 500 janë vaksinuar në nivel vendi.

Këto të dhëna i ka bërë të ditura koordinatori i qendrës së vaksinimit, Niman Bardhi i cili thotë se procesi i imunizimi po shkon shumë mirë.

Bardhi: Mbi 55 mijë qytetar të vaksinuar në nivel vendi

“Aktualisht sot në sallën ‘1 Tetori’, deri në këto qaste janë vaksinuar mbi 150 persona, ndërsa nëse flasim në nivel vendi kemi mbi 500 të vaksinuar. Ndërsa totali i përgjithshëm i të vaksinuarve nga fillimi deri më tani ka kaluar shifrat e 55 mijë personave të vaksinuar[...]Çdo gjë është në mënyrën më të mirë të organizuar dhe realizuar kështu që shpresojmë që edhe ditët tjera të na përcjellin[…]Ka interesim dhe fatbardhësisht me lehtësimin që kemi me marrjen e listave nga qendra më e lartë për persona të konfirmuar për vaksinim po e paraqet lehtësimin tonë sepse vjen në kohën e paraparë dhe nuk po na paraqitet ndonjë pengesë“, tha ai.

Qazim Jashanica bashkë me bashkëshorten pasi u vaksinuan ata ndiheshin mirë. Sipas tij procesi i vaksinimit shkoi mirë dhe se fillimisht ata kishin aplikuar në “E-Kosova”.

Jashanica: Na kanë thirr dhe shërbimi ishte i mirë

“Shumë mirë nuk pas dhe as nuk kam tremë as mundim[...]Na kanë thirr me kohë, jemi ardhur me kohë shërbimi shumë i mirë“, tha Jashanica.

Dozën e parë të vaksinës AstraZeneca e mori edhe Fatlije Reccica e cila tha se ka rreth dy javë që kishte pritur për tu ftuar për vaksinim.

Reçica: Kemi aplikuar para gati 2 javë tani na ftuan

“Mirë shumë[...]Po djali në realitet para 1-2 javë apo dy nëse nuk gabohem shumë mirë ka shkuar në rregull”, tha ajo.

E shumë të moshuar të cilët nuk po arrijnë të regjistrohen në “E-Kosova” nuk po u mohohet vaksinimi.

75 vjeçari Elmi Dili i cili jeton i vetëm me bashkëshorten e tij në Prishtinë thotë se nuk arriti të aplikoj por që përkundër kësaj ai sot u vaksinua.

Dili: Nuk kam aplikuar sepse nuk di

“Jo nuk kam aplikuar sepse nuk dimë vetëm me plakën jam erdha sot thash a ka mundësi se nuk po ka kush se nuk e kam ditur që munden djemtë nga jashtë shkova në dy-tre vende në kojshi nuk dimë por faleminderit prej tyre më pranuan”, theksoi ai.

Dozat e para të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë arritën më 28 mars 2021, i pari që u vaksinua ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ndërsa, imunizimi i qytetarëve aktualisht po vazhdon të bëhet me 38 mijë dozat AstraZeneca të cilat iu dhuruan Kosovës nga COVAX-i. Ndërsa, rikujtojmë që Qeveria e Kosovës ende nuk ka nënshkruar asnjë kontratë për blerjen e vaksinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat