3 të shëruar dhe asnjë rasti me covid-19 sot në Malishevë

Kosova

3 të shëruar dhe asnjë rasti me covid-19 sot në Malishevë

Më: 21 maj 2021 Në ora: 16:13
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, tre persona janë shëruar nga covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri.

Kështu është bërë e ditur nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë në vitin e kaluar, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1116 raste, prej tyre 1053 janë shrëuar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 11 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat