Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Më: 22 maj 2021 Në ora: 00:07
Foto ilustrim

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon aktivitete me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit. (Parku “Gërmia” në Prishtinë, ora 10:00)

Me rastin e 22 vjetorit të masakrës së 22 majit 1999 në Vushtrri, nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, do të mbahen homazhe. (Varrezat e Martirëve të Lirisë, ora 11:00

Aktivistët e OJQ “Unë jam Zani yt”, protestojnë me monton “Thuani emrat e përdhunuesve dhe ngacmuesve seksual”. (Sheshi “Isa Boletini”, Mitrovicë, ora 12:00)

Bëhet zbulimi i Lapidarit në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të Masakrës së Dubravës. (Burgu i Dubravës, ora 12:00)

Auto Klubi Eurogoma RT në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës organizojnë garën automobilistike Drage Race1. (Sllatinë, ora 13:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat