Nagavci thotë se kanë filluar hapat e parë për rimëkëmbjen e arsimit nga pandemia

Kosova

Nagavci thotë se kanë filluar hapat e parë për rimëkëmbjen e arsimit nga pandemia

Më: 22 maj 2021 Në ora: 01:04
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se që nga muaji maj kanë filluar hapat e parë për rimëkëmbjen e sistemit arsimor nga efektet e pandemisë.

Nagavci e pranoi që pandemia i ka sjellë dëme të mëdha sistemit arsimor, të cilat do të thellohen edhe në të ardhmen.

“Në bazë të raporteve, jo vetëm nga institucionet vendore, e konstatojnë se situata me pandeminë ka sjellë dëme të mëdha në arsim. Për fat të keq, përveç rezultateve që identifikohen menjëherë, ngecjet dhe vështirësitë mund të thellohen më tepër pas disa viteve. Është e natyrshme që do të duhet angazhim më i madh nga tani e tutje. Nga maji kemi filluar me mësimin plotësues për nxënësit që kanë pasur ngecje gjatë pandemisë, që është hapi i parë drejt rimëkëmbjes së arsimit. Drejtoritë komunale kanë filluar raportimin për të dhënat e mësimit plotësues.

Kemi kërkuar që ky projekt të mbështetet nga inspektorati i arsimit. Për nxënësit e ciklit të ulët, mësimi plotësues fokusohet në Gjuhën Shqipe dhe Matematikë, ndërsa për nxënësit me moshë më të madhe është më i përgjithshëm”, u shpreh Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat