Apel për ndihmë! Egzon Hashani nga Gadimja e Lipjanit ka nevojë urgjente për mjekim jashtë vendit, nevojiten mbi 76-mijë euro

Kosova

Apel për ndihmë! Egzon Hashani nga Gadimja e Lipjanit ka nevojë urgjente për mjekim jashtë vendit, nevojiten mbi 76-mijë euro

Më: 22 maj 2021 Në ora: 08:47
Egzon Hashani

Egzon (Zeqir) Hashani (27 vjeçar) nga fshati Gadime, Komuna e Lipjanit, është diagnostikuar me sëmundjen kancerogjene ANAPLASTIC LARGE T-CELL LYMPHOMA (ALK+), prandaj Egzoni duhet urgjentisht të dërgohet për shërim në Turqi.

Për mjekimin e Egzonit duhet të sigurohen 76,650€ (shtatëdhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë euro), vlerë kjo e përcaktuar nga Medipol Mega University Hospital, Stamboll/Turqi.

Egzoni muaj me parë e ka humbur nënën nga semundja e kancerit, prandaj trajtimi urgjent është shpresë për të.

Për ta ndihmuar Egzonin në trajtimin e kësaj sëmundje dhe shërimin e tij, me lutjet te Zoti që Egzoni të kthehet pranë familjes, pranë djalit një vjeçar, kërkojmë ndihmën e vullnetmirëve për të kontribuar në grumbullimin e mjeteve, vlerë kjo që është e papërballueshme për familjarët.

Kontributet e juaja nga Kosova mund të dërgohen në llogarinë bankare:

Emri i Bankës: Raiffeisen Bank Kosovo

Adresa e Bankës: Prishtina, Kosovo

Përfituesi: Egzon Hashani

Llogaria bankare: 1501080002267885

Ndërsa nga diaspora, kontributet e juaja mund të dërgohen në llogarinë bankare:

Emri i Bankës: Raiffeisen Bank Kosovo

Adresa e Bankës: Prishtina, Kosovo

SWIFT code: RBKOXKPR

Përfituesi: Egzon Hashani

IBAN: XK05 1501080002267885

Për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit të familjarëve të Egzonit: +383 45 685 732.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat