Tahiri në 22-vjetorin e masakrës së Vushtrrisë: Dhimbja më e madhe është mllefi që nuk ka drejtësi

Kosova

Tahiri në 22-vjetorin e masakrës së Vushtrrisë: Dhimbja më e madhe është mllefi që nuk ka drejtësi

Më: 22 maj 2021 Në ora: 13:06
Xhafer Tahiri

Për masakrën e 22 majit në Vushtrri, mllefi për padrejtësi po mund dhimbjen për të gjithë martirët e vrarë. Ani pse ata që vranë 68 banorët e qytetit po dihen me emër e mbiemër, ende askush nuk është dënuar.

Në 22-vjetorin e kësaj masakre, kryetari i Komunës së Vushtrrisëka vizituar familjarët të cilët kanë dalë tek varrezat pranë më të dashurve të tyre.

“Më 22 maj të vitit ’99 në këtë lagje të qytetit të Vushtrrisë është kryer një prej masakrave më të mëdha në historinë e Vushtrrisë mbi civilë. Në një ditë të vetme janë vrarë mbi 69 civilë shqiptarë. Prandaj sot është dita e dhimbjes së madhe për Vushtrrinë. Çdo ditë që kalon prej asaj dite të kobshme më shumë se sa dhimbja dhe më e madhe se sa dhimbja për familjarët, për mua si kryetar i komunës është mllefi që nuk ka drejtësi”, tha ai.

Ai ka premtuar se nuk do të ndalet së punuari derisa kriminelët që i kanë kryer këto krime të dalin para drejtësisë.

“Nëse për asgjë tjetër në këtë qytet në atë periudhë ka pasur një kryetar komune, ka pasur një komandant policie, ka pasur një komandant ushtrie që kanë përgjegjësi komanduese. Pra, kriminelët dihen me emër. Sot në emër të gjithë familjarëve kërkojmë drejtësi. Është vetëm drejtësia ajo që sado pak e zbut dhimbjen e familjarëve të Studimes por edhe 22 të majit këtu në qytet”, ka shtuar Tahiri.

22 vjet më parë, forcat ushtarake serbe ushtruan gjenocid mbi popullatën shqiptare në Vushtrri. Aty u vranë 68 burra, gra e fëmijë. Trupat e të vrarëve në rrugën “22 maji” në Vushtrri në varrezën masive në Batajnicë të Beogradit dhe iu kthyen familjeve në Kosovë mes vjetëve 2003-2012. Për këtë masakër asnjë gjykim është zhvilluar deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat