Sot një rast i ri me Covid-19 në Malishevë

Kosova

Sot një rast i ri me Covid-19 në Malishevë

Më: 22 maj 2021 Në ora: 15:20
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, është regjistruar një rast i ri me covid-19.

Kështu është bërë e ditur nga ana e ISKHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevë, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë  deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1117 raste, prej tyre 1053 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 12 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat