Nënkryetari Berisha inspektoi punimet në disa projekte në Komunën e Malishevës

Kosova

Nënkryetari Berisha inspektoi punimet në disa projekte në Komunën e Malishevës

Më: 22 maj 2021 Në ora: 15:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, sot i ka inspektuar punimet në disa nga projektet që janë në realizim e sipër. Ai sot i ka parë nga afër punimet në rregullimin e hapësirës përgjatë  shtratit të lumit Mirusha, ndërtimin e zhveshtoreve dhe tribunave në stadiumin e qytetit, meremetimin e lapidarit në Gurbadh dhe rregullimin e fushës së volejbollit në shkollën e fshatit Lladrovc.

Gjatë këtyre inspektimeve, nënkryetari Berisha, ka kërkuar nga punëkryesi zbatimin në përpikëri të projekteve, planeve të punës dhe cilësi në realizimin e tyre.

Image

“Cilësia në punime, zbatimi i dinamikës së punimeve dhe respektimi i paramasave sipas projekteve janë themelore, prandaj kam kërkuar nga punëkryesit, që në përpikëri ti zbatojnë këto kritere, e po ashtu kam kërkuar që të përshpejtohen apo të mos ketë vonesa, sidomos në ndërtimin e tribunave në stadiumin e qytetit, për shkak të natyrës së projektit dhe nevojës që duhet të ndërtohen shpejt, por në asnjë mënyrë të shmanget projekti dhe cilësia e punimeve”, ka thënë Berisha.

Përndryshe, këto janë disa nga projektet e shumta që janë duke u realizuar, sidomos në infrastrukturën e përgjithshme, në tërë territorin e Komunës së Malishevës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat