​Ujësjellësi “Prishtina” njoftim të rëndësishëm për banorët e Fushë Kosovës

Kosova

​Ujësjellësi “Prishtina” njoftim të rëndësishëm për banorët e Fushë Kosovës

Më: 22 maj 2021 Në ora: 21:50
​Ujësjellësi “Prishtina”

KRU “Prishtina” njofton konsumatorët e Fushë Kosovës, konkretisht ata të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga objekti prodhues Kroni/Kuzmin, se ekipet teknike kanë rregulluar kabllon e energjisë elektrike në afërsi të lumit Sitnica, e cila ishte dëmtuar nga hedhja dhe pastaj djegia e mbeturinave, nga persona të papërgjegjshëm.

“Ju njoftojmë se uji lëshohet pas pak, derisa ju nuk duhet ta përdorni për pije , nga sonte 22 maj, deri nesër në mëngjes 23 maj 2021.

Ujin mund ta përdorni për gjëra të tjera, përveç për pije deri nesër jo, ngase uji ka qëndruar gjatë në rezervuar dhe deri në shpëlarjen e gypave nuk bën të përdoret për pije”.

Kështu thuhet në njoftimin e KRU Prishtina”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat