“Kom mi çu jashtë vendit”: Prindi refuzoi t’i dërgonte fëmijët në shkollë, intervenon policia

Kosova

“Kom mi çu jashtë vendit”: Prindi refuzoi t’i dërgonte fëmijët në shkollë, intervenon policia

Më: 23 maj 2021 Në ora: 07:23
“Selman Riza”

Do të vijonin mësimin në shkollën “Selman Riza”.

Mirëpo fëmijët e një familjeje në Fushë Kosovë, gjithë këtë periudhë janë duke qëndruar në shtëpinë e tyre.

Prindi i tyre me inicialet I.SH, ka refuzuar që të njëjtit të vijojnë mësimin në Kosovë.

E për këtë ka intervenuar edhe Policia e Kosovës.

Aty janë paraqitur edhe nga Qendra për Punë Sociale në Fushë Kosovë.

Por sipas drejtorit të kësaj qendre, Abaz Xhigolit, familja nuk ka qenë bashkëpunuese.

Madje ai thotë që nuk kanë pasur mundësi të identifikojnë as fëmijët.

Rastin e kanë konfirmuar edhe në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Fushë Kosovës.

Sipas Zymberit, raste të ngjashme kur fëmijët nuk vijojnë mësimin, krahas që ai fillor është obligativ, në këtë komunë ka mjaftueshëm.

E të njëjtat trajtohen në vazhdimësi.

T7 gjatë së shtunës ka qëndruar edhe në familjen e prindit të fëmijëve.

Ky i fundit, ndonëse ka refuzuar të identifikohet para kamerës, ka treguar arsyet pse nuk po i dërgon fëmijët në shkollë.

Madje ai thotë se do të shkojë jashtë vendit, prandaj pretendon se fëmijët e tij nuk i lidhë asgjë me Kosovë.

Në Kosovë mësimi fillor është obligativ për të gjithë fëmijët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat