Malishevë: Dy të shëruar nga covid-19

Kosova

Malishevë: Dy të shëruar nga covid-19

Më: 23 maj 2021 Në ora: 15:08
Malishevë

Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, nuk është regjistruar asnjë rast i ri me covid-19, ndërsa janë shëruar dy persona, duke e ulur numrin e  rasteve në 10 raste.

Këto të dhëna janë të konfirmuara nga komunikimi i rregullt i shtabit emergjent komunal në Malishevë, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë në vitin e kaluar, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1117 raste, prej tyre 1055 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 10 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat