Mot me diell për javën e ardhshme

Kosova

Mot me diell për javën e ardhshme

Më: 23 maj 2021 Në ora: 19:15
Foto ilustrim

Në Kosovë këtë javë do të mbajë mot relativisht i qetë, me diell dhe me temperatura tipike pranverore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se nga dita e mërkurë pritet ndryshim i motit i përcjellur me vranësira të dendura me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat