​Masat antiCOVID-19, Policia e Kosovës në krye të detyrës

Kosova

​Masat antiCOVID-19, Policia e Kosovës në krye të detyrës

Më: 23 maj 2021 Në ora: 23:11
Policia e Kosovës

Përmes implementimit të planeve policore dhe zbatimit të masave antiCOVID-19, Policia e Kosovës po kujdeset për sigurinë publike si dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Duke pasur synim dhe qëllim primar ngritjen e mëtejme të sigurisë së përgjithshme, parandalimin e krimit dhe zbatimin e masave antiCOVID-19, policia po vazhdon me patrullime gjatë 24 orëve, thuhet në një postim të Policisë së Kosovës në Facebook.

Ndryshe, sipas masave qeveritare për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, nga ora 22.30 deri në 05:00 të mëngjesit është i ndaluar qarkullimi për qytetarët dhe veprimtaria e gastronomeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat