Java fillon me diell, nga e mërkura vranësira me reshje shiu

Kosova

Java fillon me diell, nga e mërkura vranësira me reshje shiu

Më: 24 maj 2021 Në ora: 06:19
Ilustrim

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se java fillon me mot relativisht të qetë, me diell dhe temperatura tipike pranverore.

Nga dita e mërkurë pritet ndryshim i motit i përcjellur me vranësira të dendura me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat