Tollovi në shkollat e Kamenicës, SBASHK ka vetëm një kërkesë

Kosova

Tollovi në shkollat e Kamenicës, SBASHK ka vetëm një kërkesë

Më: 24 maj 2021 Në ora: 12:31
Rrahman Jashari

Reformat në shkollat e Kamenicës janë duke u kundërshtuar nga prindërit e nxënësve të kësaj komune.

Në fshatin Shipanicë tash e dy ditë janë duke organizuar protesta si kundërshtim të reformave të kryetari të Kamenicës, Qendron Kastrati.

Derisa nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit janë të kënaqur që Qëndron Kastrati është duke respektuar marrëveshjen që mësimdhënësit e punësuar në shkollat të cilat janë paraparë të mbyllet,  të mos mbesin rrugëve.

“Në fillim ne kishim lutur zotërinë Kastrati të pres pak dhe të shoh se çfarë do të ndodhë në nivel vendi pasi që jo vetëm në Kamenicë por edhe në komunat tjera po bie fatkeqësisht numri i nxënëseve dhe SBASHK-u konsideron që duhet bërë një planë afatgjatë për të qenë në rregull dhe për të kontrolluar situatën në mënyre që të mos dëmtohen as nxënësit, as prindërit as mësimdhënësit. Kjo nuk ka ndodhur. Kastrati ka vazhduar reformën dhe ne jemi angazhuar pra që punëtorët që të mos mbesin pa punë dhe të mbesin në rrugë dhe këtë e kemi arritur”, ka thënë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.

Jashari thotë që SBASHK-u ka kërkuar më herët nga Ministria e Arsimit të shikohet gjendja e shkollave atje, por sipas tij Ministri i atëhershme, Shyqeri Bytyqi ka injoruar kërkesën e tyre.

“SBASHK-u që në fillim të paraqitjes së këtij problemi ishte angazhuar që të gjendet një zgjedhje madje kishim apeluar publikisht të Ministri i atëhershme, Shyqyri Bytyqi që shkojnë në Kamenicë dhe të shikojnë situatën dhe të bëjë një zgjidhje, por angazhimin tonë e kanë kritikuar Këshilli i të Drejtave të Njeriut dhe disa OJQ duke konsideruar një përzierje ne kompetenca të huaj, në atë kohë MASHT-i ka heshtur dhe ne kemi mbetur në pozicion që të mbrojmë punëtoret e Arsimit dhe këtë e kemi arritur duke lidhur një kontratë me zotërinë Qendorn Kastrati, në të cilën precizohet që puëntoret e arsimit në numrin që janë nuk do të rrezikohen për të mbetur pa punë. Tash një gjë e tillë është heshtur për një kohë dhe tashti Mistria e Arsimit është angazhuar dhe është një cështje që MASHT-I duhet ta bëjë një zgjedhje bashkë me Qeverinë lokale, gjëgjësht me QENDRON Kastratin, pasi që në këtë mes më të pafajshmit janë nxënësit”, është shprehur i pari i SBASHK-ut.

Sipas këtij dokumenti mësimdhënësit e Shipanicës së Poshtme, Busavatës, Kopernicës, Karaqevës së Poshtme dhe Petrocit, kanë paditur të parin e Kamenicës për keqpërdorim të detyrës zyrtar, e cenim të të drejtave të punës.

Reforma të marra në vitin 2019 ishin kundërshtuar që nga fillimi nga prindërit e nxënësit, porse Qëndron Kastrati nuk i kishte marrë parasysh ato.

Më këtë riorganizim nuk ishin pajtuar as mësimdhënësit, mirëpo ndaj të njëjtëve Kastriati kishte shqiptuar vërejtje më shkrim.

Në kuadër të këtij riorganizimi ishte planifikuar mbyllja e disa shkollave dhe transferimi i nxënësve nëpër shkolla tjera me kilometra larg vendbanimeve të tyre.

Por këto reforma u anuluan nga Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci e cila ktheu në shkolla 441 nxënësit e pesë fshatrave të Kamenicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat