Dëmtohet Kisha Ortodokse në Kamenicë, Kastrati: Huliganizmi ndaj objekteve fetare është i papranueshëm

Kosova

Dëmtohet Kisha Ortodokse në Kamenicë, Kastrati: Huliganizmi ndaj objekteve fetare është i papranueshëm

Nga: A.SH Më: 24 maj 2021 Në ora: 20:59
Kisha Ortodokse

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, është dëmtuar Kisha Ortodokse në fshatin Shipashnicë e Poshtme.

Ai ka dënuar këtë akt, duke thënë se besimi në Zot dhe praktikimi i fesë janë çështje shumë personale dhe e drejtë për ta ushtruar pa cënim apo rrezikim.

Postimi në Facebook:

Sot në Shipashnicë të Poshtme, është dëmtuar Kisha Ortodokse, duke shkatërruar hapësirat e brendshme të saj. Veprime të tilla vandale janë të papranueshme. Besimi në Zot, praktikimi i fesë janë çështje shumë personale dhe e drejtë për ta ushtruar pa cënim apo rrezikim. Është vlerë e shoqërisë tonë që ta kultivojmë tolerancën, respektin dhe emancipimin në mënyrë që prosperiteti të mos mbetet shenjues i zbrazët.

Praktikimi i fesë është e drejtë thelbësore e garantuar me ligj. Ne duhet të jemi të hapur ndaj besimeve të ndryshme në shoqërinë tonë sepse ky është parakusht i barazisë.

Si institucione e kemi për detyrë të kujdesemi që secili t'i ushtrojë të drejtat elementare pa dallim të fesë, etnisë e vendbanimit.

Huliganizmi ndaj objekteve fetare është i papranueshëm. Është e rëndësisë vitale që komunitetet e ndryshme të gjejnë të përbashkëtat e tyre në vend se të ndahen nga dallimet e presupozuara që mund t'i kenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat